**Amend Zemaj: Llapi dëshmon sërish mbështetjen e njëzëshme për LDK-në**

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Amend Zemaj, ka marrë mbështetje të gjerë në qytetin e Podujevës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zemaj ka deklaruar se zona e Llapit ka treguar edhe një herë mbështetjen e saj të palëkundur për LDK-në.

“Llapi tregoi edhe kësaj here njëzëri mbështetjen e tij për LDK-në. Pritje e jashtëzakonshme, mbështetje e entuziazëm i madh! Faleminderit Llap…”, shkruan ai.

Amend Zemaj garon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 17 në fletëvotim.