Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës, pasi Fiorentina ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Kosovës.
Sipas mediumit italian La Nazione, Fiorentina po shqyrton mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit, i cili pëlqehet veçanërisht nga trajneri Fabio Grosso.
Tekniku italian e sheh Zhegrovën si një përforcim ideal për krahun e djathtë të sulmit.
Ndërkohë, drejtori sportiv i Fiorentinës, Fabio Paratici, po punon edhe për afrimin e Joao Marios, ndërsa mediat italiane raportojnë se e njëjta formulë mund të përdoret edhe për Zhegrovën.

Sipas Tuttomercatoëeb, bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, një opsion që konsiderohet i favorshëm për të dy klubet.
Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit të kaluar pas transferimit nga Lille, por sezoni i tij i parë në Torino nuk shkoi sipas pritshmërive.
Ai zhvilloi vetëm 525 minuta në të gjitha garat, pa arritur të shënojë gol apo të regjistrojë asistim.
