Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në fshatin Shashkoc të Komunës së Prishtinës.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se zjarri ka përfshirë një pjesë malore të këtij fshati.

Lexuesit e IndeksOnline kanë bërë të ditur se zjarri është përhapur me shpejtësi dhe mund të rrezikojë edhe shtëpitë në fshat.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. /IndeksOnline/