Zvicra pa yllin e saj kryesor kundër Argjentinës
Zvicra do të përballet me një sfidë të konsiderueshme në çerekfinalen e Kupës së Botës. Trajneri i kombëtares, Murat Yakin, ka konfirmuar mungesën e talentit Johan Manzambi për ndeshjen e rëndësishme kundër Argjentinës.
20-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të një dëmtimi në gju.
Manzambi ka shkëlqyer gjatë këtij Botërori, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Zvicrës deri më tani me tre gola, si dhe asistuesi kryesor me dy asistime.
