Ylber Ramadani zgjat kontratën me Leccen deri në vitin 2027
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me klubin italian Lecce. Marrëveshja e re e mban Ramandanin në Serie A deri në verën e vitit 2027.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Lecce siguroi mbijetesën në elitën e futbollit italian në javët e fundit të sezonit të kaluar.
