**Nafta, 1 cent më lirë: MINT publikon çmimet e reja të karburanteve për fundjavë dhe të hënën**
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të vlefshme duke nisur nga dita e sotme.
Nëpërmjet një njoftimi të lëshuar në Facebook, MINT bën të ditur se çmimi maksimal i shitjes së naftës është vendosur në 1.39 euro për litër. Kjo përfaqëson një ulje prej 1 centi krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, benzina do të shitet me një çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) me 0.67 euro për litër.
Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme gjithashtu edhe për ditën e hënë.
