Ambasada Amerikane uron për 250-vjetorin e Pavarësisë: Kujtohet John Hancock dhe akti i tij i guximshëm

Me rastin e 250-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA-së ka përcjellë urimet e saj për qytetarët, duke theksuar figurën e John Hancock dhe rëndësinë historike të Deklaratës së Pavarësisë.

Në mesazhin e publikuar, ambasada vë në dukje se pikërisht 250 vjet më parë u hodh një hap themeltar drejt krijimit të Shteteve të Bashkuara, ku John Hancock u bë një simbol i guximit dhe vendosmërisë së etërve themelues amerikanë.

“Saktësisht 250 vjet më parë, pikërisht sot, John Hancock e vendosi emrin e tij të parin në Deklaratën e Pavarësisë. Dhe jo me përulësi,” thuhet në urim. Ambasada thekson më tej se “është e lehtë të harrosh se duke nënshkruar Deklaratën, Hancock po kryente një akt tradhtie në emër të lirisë.”

Firma e tij, përfundon mesazhi, mbetet një simbol i guximit të themeluesve të Amerikës. Ambasada Amerikane e përmbyll urimin me fjalët: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”