Pas këngës “Lema, lema” të cilën e lansoi në duet me Ermal Fejzullahun dhe Ronela Hajatin, këngëtari 2Ton është duke përgatitur këngën e re.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se këngëtari është drejt finalizimit të këngës së re e cila do të publikohet, më 21 maj, (ditën e enjte).

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kënga titullohet “Kush O”, dhe videoklipi është xhiruar në Kosovë.

Indeksonline ka siguruar një fotografi nga klipi ku duket të jetë shumë premtues./Indeksonline/