Në Kosovë janë regjistruar 50 aksidente rrugore brenda 24 orëve të fundit. Nga këto, 21 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 29 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë së njëjtës periudhë, janë shqiptuar 1 mijë e 829 gjoba trafiku. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, brenda këtyre 24 orëve janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 19 janë dërguar në mbajtje.
