Bilanci 24-orësh: 50 aksidente rrugore, mbi 2 mijë gjoba
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 aksidente rrugore në të gjithë vendin. Prej tyre, 28 rezultuan me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera shkaktuan vetëm dëme materiale.
Sipas të dhënave zyrtare, në të njëjtën periudhë kohore, u shqiptuan gjithsej 2,064 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.
Në vijim të operacioneve të saj, policia ka arrestuar 17 persona. Nëntë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë kanë nisur vuajtjen e dënimit.
Autoritetet policore ripërsërisin thirrjen për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim rigoroz të rregullave rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
