Kurti shmang pyetjen për koalicion me LDK-në, uron për Ditën e Shërbimit Publik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, iu drejtua mëngjesin e sotëm një pyetjeje lidhur me mundësinë e një koalicioni mes partisë së tij, Vetëvendosjes, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Megjithatë, Kurti nuk dha asnjë koment mbi këtë çështje, duke shmangur përgjigjen dhe duke e zhvendosur fokusin te një temë tjetër.

Ai theksoi shkurt: “Urime Dita e Shërbimit Publik sot”, pa u thelluar më tej rreth pyetjes për një bashkëpunim të mundshëm me LDK-në.