Sipërmarrësi pejan humb jetën në aksidentin tragjik në Klinë

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi në mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës.

Automjeti humbi drejtimin në zonën ku po kryheshin punime në autostradën Prishtinë-Pejë, duke çuar në aksidentin fatal.

Viktima fatale është identifikuar si sipërmarrësi pejan, Drion Haliti. Gjatë aksidentit, gruaja dhe fëmijët e tij pësuan lëndime.

Një prej personave të lënduar po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Burimi: Indeksonline