Këngëtarja australiane Delta Goodrem mund të mos e ketë fituar Festivalin e Këngës në Eurovision 2026, por shumë pajtohen se fustani i saj ishte një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes.

Këngëtarja performoi në Vjenë të shtunën me një krijim luksoz prej ari të zbukuruar me kristale, vlera e të cilit vlerësohet në më shumë se 23,000 dollarë (rreth 14,000 euro), shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Krijimi mbresëlënës u krijua në bashkëpunim midis stilistes australiane Nicky Apostolopoulos dhe markës së saj Velani, argjendarisë House of Emmanuele dhe stilistes Tori Knowles. Fustani u punua për 500 orë dhe është i zbukuruar me 7,000 kristale Swarovski.

Çmimi i fustanit me firmën Velani by Nicky mund të arrijë rreth 8,000 dollarë, ndërsa detajet e punuara me dorë dhe rruazat e personalizuara vlejnë më shumë se 15,000 dollarë.

E gjithë pamja u frymëzua nga kënga Eclipse, një baladë e fuqishme që Delta performoi në skenën e Eurovisionit. “Krijimi i fustanit të Deltës për Eurovisionin ishte një udhëtim i vërtetë mode – një bashkim kreativiteti, aftësie dhe bashkëpunimi të fortë”, shkroi stilistja Nicky Apostolopoulos në Instagram./Indeksonline/