Arjeta Fejza e Lëvizjes Vetëvendosje: Qeverisja ishte me ‘duar të pastra’, pretendimet e tjera u takojnë institucioneve kompetente

Arjeta Fejza, anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka folur për qeverisjen e kësaj partie gjatë mandatit të kaluar.

Fejza theksoi se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë me “duar të pastra” dhe se ajo ka punuar gjithmonë në përputhje me ligjin.

Ajo shprehu bindjen se kjo qeverisje ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kompetencat institucionale, duke shtuar se puna dhe rezultatet e tyre janë vlerësuar nga qytetarët.

“Po, qeverisja e LVV-së është me duar të pastra. Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje punon në përputhje me ligjin dhe kompetencat që kemi, secili në institucionin ku punon. Besoj se një vlerësim për këtë e kemi marrë nga qytetarët, për mënyrën si kemi punuar, angazhuar, dhe për rezultatet. Për sa u përket pretendimeve të tjera, janë institucionet kompetente”, përfundoi Fejza.