**Kuvendi i AAK-së: Besnik Tahiri i përlotur pas fjalimit të Ramush Haradinajt**

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, shfaqiu emocione të thella, duke u përlotur, pas fjalimit të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, gjatë Kuvendit të mbajtur nga ky subjekt politik. Në fjalën e tij, Haradinaj njoftoi hapjen e rrugës për Ardian Gjinin, duke e propozuar atë për postin e kryetarit të Aleancës.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Tahiri shprehu ndjenjat e tij, duke thënë: “Na preku shumë, por edhe na bëri krenarë.”

Më tej, ai shtoi: “Faleminderit Ramush, faleminderit kryetari ynë!”

Në vijim të fjalës së tij, Tahiri nominoi zyrtarisht Ardian Gjinin si kandidat për kryetar të AAK-së.