**Aktori i famshëm Stewart McLean gjendet i vdekur, policia dyshon për vrasje**
Trupi i aktorit kanadez Stewart McLean, i njohur për rolet e tij në serialet televizive “Virgin River” dhe “Arrow”, është gjetur një javë pasi ai u raportua i zhdukur.
Policia ka konfirmuar se vdekja e tij po hetohet si vrasje, sipas raportimeve të People.
Ekipi i Integruar i Hetimit të Vrasjeve të Kanadasë (IHIT) njoftoi të premten se trupi i McLean u gjet më 22 maj në zonën e Lions Bay, British Columbia.
Aktori, 45 vjeç, ishte parë për herë të fundit në shtëpinë e tij në të njëjtën zonë të premten, më 15 maj, dhe u raportua i zhdukur në policinë e Squamish të hënën, më 18 maj.
Hetuesit besojnë se ky është një rast i izoluar. Ata deklaruan se kanë punuar me agjenci partnere për të gjetur McLean që nga raportimi i zhdukjes së tij.
“Ndërsa hetimi vijon, hetuesit e vrasjeve po mbledhin dhe analizojnë prova, po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryejnë intervista për të rindërtuar një kronologji të lëvizjeve të zotit McLean deri më 15 maj 2020,” theksoi kaporalja e IHIT, Esther Tupper.
