Policia e Kosovës shqipton 1768 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar plot 1768 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Po ashtu, në këtë periudhë janë regjistruar 39 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 22 aksidente të tjera kanë rezultuar me persona të lënduar.

Gjithashtu, janë arrestuar 5 persona, prej të cilëve 3 janë dërguar në qendrat e mbajtjes.