Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Vushtrri ka dërguar foshnjën e saj pa shenja jete në Emergjencën e spitalit.
Rasti është regjistruar nga policia si “hetim mbi vdekjen”.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 28 mars 2026, rreth orës 02:00 në Vushtrri. Një grua ka sjellë në urgjencë foshnjën e saj të gjinisë mashkullore, i cili ishte pa shenja jete.
Njësitë kompetente policore menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut zyrtar të vdekjes.
