Aksident fatal në Zllapek, drejtuesi i automjetit largohet nga vendi i ngjarjes

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi sot rreth orës 11:00 në fshatin Zllapek.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se një automjet ka goditur një këmbësor.

“Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit, duke e lënë mjetin aty”, ka deklaruar Gashi.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitë policore, hetuesit dhe prokurori, të cilët po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.