**Sveçla: Do të bisedojmë me të gjitha palët për xhandarmërinë; Mbetet e hapur nëse KFOR-i do të përfshihet në grupin punues**

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me procesin e formimit të xhandarmërisë, duke theksuar se për krijimin e saj do të bisedohet me të gjitha palët e interesuara.

I pyetur nëse KFOR-i do të jetë pjesë e grupit punues për këtë çështje, Sveçla theksoi se aktualisht në këtë grup janë përfaqësues nga institucionet vendore, si Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Policia e Kosovës.

Ai shpjegoi se grupi punues përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë, dhe të gjitha institucionet e tjera që merren me sigurinë. Sveçla shtoi se do të vazhdojnë bisedimet me të gjitha palët e tjera të interesuara, me qëllim që të merren parasysh të gjitha idetë, sugjerimet ose modelet që mund të përfshihen në kuadër të xhandarmërisë.

(Burimi: Gazeta Express)