Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa një takim ka pasur sot me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Samadrexhë.
Beqa e cilësoi takimin si të ngrohtë dhe vëllazëror, duke vlerësuar rolin dhe sakrificën e veteranëve në çlirimin e vendit.
Ai tha se veteranët e UÇK-së mbeten simbol i sakrificës dhe krenarisë kombëtare.
