Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shprehet optimist se LVV, partia që e drejton ai do të dalë fituese në zgjedhjet e 7 qershorit me 60 për qind të votave të përgjithshme.

Për këtë, ai beson se nuk do të ketë më ‘bllokadë’ për formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kurti tha se inati dhe mllefi i ish-partive opozitare i vitit 2025 ka rënë, ani se sipas tij, jo mjaftueshëm. Megjithatë ai tha se pas 7 qershorit, besoj ky inat do të bie siç tha ai nën “prag”.

“Nëse i fitojmë ne 60 për qind, ndërron situate shumë. Mendoj, se inati dhe mllefi i vitit 2025 ka rënë ca, por ende jo mjaftueshëm. Pas 7 qershorit unë besoj që bie nën prag. Jam shumë optimist për këtë që po e them”, tha Kurti në emisionin “Politiko” te Kushtrim Sadiku.