Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka zhvilluar sot vizita në disa biznese në lagjen Bregu i Diellit, ku është njohur nga afër me sfidat dhe kërkesat e komunitetit të biznesit.
Zogaj tha se gjatë takimeve ka dëgjuar idetë, shqetësimet dhe pritjet e sipërmarrësve, duke theksuar rëndësinë që kanë bizneset për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Sot vizituam shumë biznese në Bregun e Diellit dhe dëgjuam nga afër sfidat, idetë dhe pritjet e tyre. Bizneset janë motori i zhvillimit ekonomik, krijojnë vende pune dhe mbajnë gjallë ekonominë lokale. Prandaj, mbështetja për ta duhet të jetë e vazhdueshme dhe konkrete.Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe bisedat e sinqerta. Bashkë për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë. #27 #LDK113“, ka shkruar Zogaj.
Sot vizituam shumë biznese në Bregun e Diellit dhe dëgjuam nga afër sfidat, idetë dhe pritjet e tyre. Bizneset janë motori i zhvillimit ekonomik, krijojnë vende pune dhe mbajnë gjallë ekonominë lokale. Prandaj, mbështetja për ta duhet të jetë e vazhdueshme dhe konkrete.
Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe bisedat e sinqerta. Bashkë për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë. #27 #LDK113
