**Abdixhiku: Kosova duhet të sigurojë gazin amerikan para Serbisë; këtë çështje e kam diskutuar si prioritet me kongresmenin amerikan**
Kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, deklaroi në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës se Kosova ka pasur mundësi të jashtëzakonshme për të realizuar gazifikimin, përmes një iniciative amerikane.
Abdixhiku theksoi se ky projekt duhet të realizohet në Kosovë para Serbisë dhe se këtë temë e ka diskutuar edhe në takimin me kongresmenin amerikan, Marco Rubio.
“Në takimin që patëm me kongresmenin amerikan këtu në Prishtinë, e trajtuam çështjen e gazifikimit si prioritet. Gazifikimi është interes kombëtar dhe këtu presidentja Osmani ka rol të jashtëzakonshëm, pasi ka qenë e përfshirë edhe me kongresmenin Rubio, sepse është një çështje strategjike”, tha Abdixhiku.
