Barcelona nxjerr në shitje Jules Kounden

Jules Kounde nuk konsiderohet më i paprekshëm te Barcelona. Burime të mediave spanjolle bëjnë me dije se klubi katalanas është i hapur ndaj ofertave për mbrojtësin francez gjatë afatit kalimtar veror.

Trajneri i ri, Hansi Flick, beson se Eric Garcia mund ta zëvendësojë me sukses, duke i hapur rrugë Barcelonës të sigurojë të ardhura të nevojshme për përforcime në pozicione të tjera të ekipit.