Manchester United finalizon marrëveshjen me mesfushorin brazilian Ederson
Mesfushori brazilian, Ederson, pritet të jetë përforcimi i ri i Manchester United. Lajmin e konfirmoi gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, “Djajtë e Kuq” kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Atalantës për shërbimet e lojtarit.
Vlera e marrëveshjes thuhet se arrin në 45 milionë euro, shifër që përfshin edhe bonuse.
Testet mjekësore do të kryhen në ditët në vijim, ndërsa Ederson pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin anglez.
