**Arrestohet në Ferizaj personi i dehur, i gjendet thikë**
Policia në Ferizaj ka arrestuar një person, i cili dyshohet se, nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar shqetësime në rrugën “Shaqir Hasani”.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten.
Gjatë ndalimit dhe kontrollit të kryer nga zyrtarët policorë, të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ai është shoqëruar menjëherë në stacionin policor. Testimi me alkooltest ka rezultuar se personi kishte një nivel alkooli prej 0.79 promilash në gjak.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës apo mjetit të rrezikshëm”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.
