Përleshje e Dhunshme në Sarandë në Prag Mesnate, 6 Persona të Arrestuar

Një përleshje e dhunshme u regjistrua rreth orës 23:00 të së premtes në lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës, në zonën e njohur si “Ekualipsi”.

Konflikti, i cili dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, përfshiu disa persona të cilët shkëmbyen grushte dhe goditje me objekte të forta.

Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie dhe FNSH-ja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe shoqëruan në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas. Mësohet se disa prej të përfshirëve në konflikt janë paraqitur në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.