Enver Hoxhaj: Besimi i qytetarëve, përgjegjësia thelbësore për angazhimin tim politik

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Enver Hoxhaj, ka ndarë përshtypjet e tij nga takimet e zhvilluara mbrëmjen e djeshme në Podujevë dhe Mitrovicë. Ai ka vlerësuar lart mbështetjen dhe besimin e dhënë nga qytetarët.

Nëpërmjet një mesazhi publik, Hoxhaj theksoi se besimi i qytetarëve përbën përgjegjësinë më të madhe për të, duke shtuar se çdo takim dhe komunikim me ta ka një domethënie të veçantë.

Në postimin e tij të plotë, Hoxhaj shkruan: “Besimi i njerëzve është përgjegjësia më e madhe. Mbrëmë në Podujevë dhe Mitrovicë e ndjeva peshën e bukur të këtij besimi. Çdo dorë e shtrënguar, çdo buzëqeshje dhe çdo fjalë e mirë e mbrëmshme do të mbetet me mua.”