Nezir Kraki, ka treguar për jetën e tij në kohën e rinisë, duke bërë të ditur se gjatë asaj kohe, ai ka qenë i lidhur me kulturën hip-hop.

Kraki ka thënë edhe se, ai ka qenë edhe pjesë e një grupi, dhe se ka shkruar tekste.

‘’Në rininë teme, shumë moti, kam qenë shumë i lidhun me hip-hop kulturën edhe jam marr vetë me muzikë, kam pas edhe një grup, kemi bo rep muzikë, kam shkru tekste. Viti 2000, 2001, 2002 kemi qenë disa grupe, Junik, Pejë, Deçan, Gjakovë, koncertet e para që u organizojshin menjëherë pas luftës, ka qenë interesant. Më kujtohet Mc Kresha ka pas ardh në Gjakovë, i ri edhe ai, bile i kam disa foto me Mc Kreshën në atë kohë’’, ka thënë ai mes tjerash.