Presidentja Osmani Dekoron Rektorin Edmond Hajrizi me Medaljen Presidenciale
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medaljen Presidenciale Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themelues dhe Rektor i UBT-së, për kontributin e tij të shquar në inovacion, kërkim dhe zhvillim. Ceremonia solemne e ndarjes së dekoratave u mbajt në Prishtinë.
Kjo medalje, e njohur si Çmimi për Inovacion, Kërkim dhe Zhvillim, u jepet individëve për arritje dhe rezultate të thelbësore, novatore dhe zhvillimore në fusha të caktuara.
Në fjalën e saj, Presidentja Osmani theksoi se personalitetet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës përbëjnë shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit. Ajo shtoi se Republika e Kosovës është fryt i përpjekjeve të brezave për ta mbajtur gjallë dhe për ta bërë atë më të fortë.
Përgjatë viteve, Rektori Hajrizi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e ekosistemit të inovacionit, ndërmarrësisë, edukimit dhe shkencës në Kosovë, duke ndihmuar në pozicionimin e vendit në nivele të larta si në Evropë, ashtu edhe në botë.
