Ish-kryeministri Pandeli Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: “Shqipëria bëri detyrën!”
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit. Ai ka theksuar se kjo ditë shënon momentin kur shqiptarët, falë sakrificave për liri, kuptuan sërish se “e pamundura nuk është fakt, por opinion.”
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Majko, i cili drejtoi Shqipërinë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, shkroi se vendi ynë “bëri detyrën.”
Teksti i plotë i urimit të tij ishte: “Sot, përvjetori i çlirimit të Kosovës! Dita kur shqiptarët, falë të rënëve për liri, kuptuan sërish, se e pamundura nuk është fakt, por opinion! Shqipëria bëri detyrën!”
