Australia ka mposhtur Turqinë me rezultat 2-0 në një ndeshje të Kampionatit Botëror të zhvilluar në Vancouver. “Socceroos”, siç njihet kombëtarja australiane, siguruan fitoren falë golave të shënuar nga Irankunda dhe Metcalfe. Kjo humbje shënon një kthim zhgënjyes për Turqinë, e cila luante për herë të parë në këtë kompeticion pas 24 vjetësh nga pjesëmarrja e saj e fundit.