Kompanitë DoorDash, Deliveroo dhe Wolt kanë nisur fushatën e tyre të parë mbarëbotërore, “Deliver Us To Fútbol”, në kuadër të partneritetit zyrtar me Kupën e Botës FIFA 2026™. Kjo fushatë synon të festojë pasionin e tifozëve për futbollin dhe ritualet që shoqërojnë ndjekjen e ndeshjeve anembanë botës.
Si Partner Zyrtar për Shërbimet e Dërgesave me Porosi dhe Platformë Zyrtare për Rezervime në Restorante të Kupës së Botës FIFA 2026™, grupi DoorDash – ku përfshihet edhe Wolt – do të qëndrojë pranë tifozëve gjatë gjithë turneut. Ata do t’u ofrojnë mënyra më të thjeshta për të porositur ushqim e produkte, si dhe për të organizuar përvojën e ndjekjes së ndeshjeve.
Fushata e re, e titulluar “Deliver Us To Fútbol”, thekson emocionet, bestytnitë dhe zakonet që karakterizojnë tifozët gjatë Kupës së Botës. Videoja kryesore e fushatës tregon historinë e një korrieri që bëhet pjesë e atmosferës së turneut, duke ndihmuar tifozët të përgatiten për ndeshjet dhe momentet më të rëndësishme të kampionatit.
Sipas Gina Igwe, Zëvendëspresidente për Brendin dhe Marketingun e Konsumatorit në DoorDash, Kupa e Botës ka fuqinë të ndryshojë ritmin e përditshëm të jetës së njerëzve. Ajo shpjegon: “Oraret e gjumit ndryshojnë, rezervimet organizohen sipas ndeshjeve dhe tifozët krijojnë rituale të posaçme për ditët e ndeshjeve. Kjo fushatë tregon mënyrën se si DoorDash, Deliveroo dhe Wolt i mbështesin tifozët në ato momente, në mënyrë që ata të fokusohen tek ajo që është më e rëndësishme – futbolli.”
Kjo shënon herën e parë që DoorDash, Deliveroo dhe Wolt bashkojnë forcat në një fushatë të vetme mbarëbotërore marketingu, duke pasqyruar shtrirjen ndërkombëtare të grupit dhe rolin gjithnjë e më të madh që platformat e dërgesave luajnë në jetën e përditshme të konsumatorëve.
Për Kosovën, ku Wolt po zgjeron operacionet në qytete të reja, kjo fushatë vjen si pjesë e një strategjie më të gjerë globale për t’i afruar tifozët me emocionet e ngjarjes më të madhe sportive në botë, duke e bërë përvojën e ndjekjes së Kupës së Botës FIFA 2026™ më të lehtë, më të shpejtë dhe më të përshtatshme.
