**Incident i pazakontë në kampin e Gjermanisë: Lojtarët përballen me gjarpër helmues gjatë përgatitjeve në SHBA**

Kombëtarja gjermane e futbollit është gjendur përballë një situate të pazakontë gjatë kampit stërvitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pranë bazës së ekipit u vu re një gjarpër helmues.

Kapiteni Joshua Kimmich ka konfirmuar se lojtarët janë paralajmëruar për rrezikun, duke saktësuar se bëhej fjalë për një specie helmuese.

“Pamë një gjarpër dje dhe na thanë se ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh në spital. Nuk besoj se do të vdesësh, por sigurisht që është i rrezikshëm”, deklaroi Kimmich.

Mesfushori gjerman shtoi se ekipi po tregon kujdes të shtuar për të shmangur çdo kontakt me kafshët në zonë.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane BILD, gjarpri në fjalë identifikohet si një Copperhead, një specie helmuese që shfaqet rregullisht në shtetin e Karolinës së Veriut, ku Gjermania ka vendosur kampin e saj.