**Messi barazon rekordin e golave në histori të Kupës së Botës**
Lionel Messi ka shënuar një arritje historike, duke barazuar rekordin për numrin më të lartë të golave të shënuar në historinë e Kupës së Botës.
Sulmuesi argjentinas ka arritur shifrën e 16 golave në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror, duke u renditur në krye të listës së bashku me ish-sulmuesin gjerman, Miroslav Klose.
Pas tyre, në këtë listë prestigjioze, renditet legjenda braziliane Ronaldo me 15 gola, ndërsa Kylian Mbappe ka shënuar 14 gola. Ky lajm është raportuar nga IndeksOnline.
