**Opozita ende pa qëndrim për bashkëpunimin me LVV për zgjedhjen e presidentit**
Deputetja e rizgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, në një deklaratë për “Front Online”, ka folur pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke adresuar çështjen e postit të presidentit.
Musliu-Shoshi thekson se partia ende nuk është mbledhur për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për këtë çështje.
“Nuk jemi mbledhur ende si parti për të diskutuar për këtë çështje,” deklaroi shkurt deputetja e PDK-së.
Një qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Ermal Sadiku, deputet i rizgjedhur nga LDK-ja, u shpreh për “Front Online” se nuk ka një pozicion lidhur me çështjen e presidentit, pasi partia ende nuk ka marrë një vendim.
“Nuk kam qëndrim për këtë çështje, partia nuk ka një vendim,” tha Sadiku shkurt.
