Sabri Fejzullahu qartëson debatet për moshën: Babai më regjistroi më vonë

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka sqaruar spekulimet rreth moshës së tij, duke zbuluar historinë e regjistrimit të tij zyrtar, i cili është bërë dy vite më vonë nga data e tij aktuale e lindjes.

Artisti ka treguar se, ndonëse ka lindur më herët, babai i tij e ka regjistruar atë në të njëjtën kohë me vëllain e tij më të vogël, gjë që shpjegon mospërputhjen mes moshës reale dhe asaj në dokumente.

“Unë kam lindur në vitin 1945 në Prishtinë, por babai im më ka regjistruar së bashku me vëllain tim, Ruzhdiun, dy vite më vonë. Prandaj, unë faktikisht jam rreth 80 vjeç, edhe pse me dokumente jam i regjistruar si i vitit 1947,” ka deklaruar Fejzullahu.