**Vushtrri: Zbulohen Eshtra, Dyshohet Se I Përkasin Një Të Zhdukuri Të Luftës**

Të premten, gjatë gërmimeve në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, janë zbuluar eshtra të një personi. Dyshohet se këto mbetje mortore i përkasin një individi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin e saj 24-orësh, duke cituar:

“Vushtrri, 1998/1999. Më 19.06.2024, gjatë gërmimeve në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, janë gjetur eshtra të një personi që dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Eshtrat janë marrë nga njësiti i IML-së (Instituti i Mjekësisë Ligjore) për ekzaminim dhe identifikim.”