**Gjobë prej 200 eurosh për hedhje të mbeturinave vëllimore në kryeqytet**

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar një gjobë prej 200 eurosh ndaj një qytetari, i cili kishte hedhur mbeturina vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Ky rast u konstatua gjatë inspektimeve të rregullta në terren.

Në njoftimin e Inspektoratit theksohet se “inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe çdo shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.” Gjithashtu, bëhet thirrje: “Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër, përgjegjësia është e përbashkët.”