Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndaj një personi në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:45 është pranuar një informatë se një person që ndodhej në një lokal në rrugën “Rexhep Bislimi” ishte parë duke poseduar armë zjarri.

Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka gjetur armën e zjarrit, të cilën i dyshuari dyshohet se e kishte hedhur pasi kishte vërejtur praninë e zyrtarëve policorë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë dhe tre fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit me inicialet M.H., 40 vjeç, është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.