Karriera e Stefano Sensit ka marrë ulje të konsiderueshme.

Nga fitimi i “Scudettos” me Interin e deri në kampionatin qipriot me Anorthosis Famagusta, ai do të bëjë përsëri një transferim të radhës.

Sensi do të vazhdojë karrierën në Bullgari te skuadra e CSKA Sofias, e cila pagoi klauzolën e tij prej 200 mijë eurove, vlerë e vogël në krahasim me 21 milionët që dikur paguanin “Zikaltrit”.

Ai do të bëhet shok skuadre me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova.

Ai bëri plot 27 paraqitje me Anorthosisin, ku shënoi 9 gola dhe 7 asistime./IndeksOnline/