Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një person të dyshuar për vjedhjen e një automjeti, pas hetimeve që çuan në identifikimin e tij. Automjeti i është kthyer pronarit ligjor.
Sipas njoftimit të policisë, rasti i vjedhjes së veturës ishte raportuar më 17 qershor 2026. Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga ekipet policore, më 24 qershor u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, një mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura e vjedhur i është kthyer pronarit.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim.
