MINT publikon çmimet e derivateve: Nafta, benzina dhe gazi me çmime të pandryshuara
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve të naftës që do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të MINT, çmimi për një litër naftë është vendosur në 1 euro e 37 centë, i cili mbetet i pandryshuar nga dita e djeshme.
Gjithashtu, edhe çmimi i benzinës nuk ka pësuar ndryshime, duke u tregtuar me 1 euro e 34 centë për litër.
Ndërkaq, gazi do të vazhdojë të shitet me 67 centë për litër.
