**Akuzat për manipulim ndeshjeje, ja fjalimi frymëzues i Mahrezit para bashkëlojtarëve**
Kombëtarja e Algjerisë barazoi 3:3 me Austrinë në një ndeshje të Kupës së Botës, rezultat që siguroi kualifikimin e të dyja skuadrave në fazën eliminatore.
Megjithatë, kjo ndeshje është kthyer në temë debatesh globale, pasi të dyja palët akuzohen se kanë manipuluar rezultatin, duke rënë dakord për barazim.
Por, fjalimi i kapitenit Riyad Mahrez, i mbajtur në dhomat e zhveshjes para ndeshjes, sugjeron një panoramë tjetër, larg çdo marrëveshjeje.
Dhe dëshmia e fjalëve të tij u pa edhe në fushë, kur ish-lojtari i Manchester Cityt shënoi golin e rezultatit 3:2 në minutat e fundit të takimit.
«Kemi folur shumë, tani ka ardhur koha të vendosim. Kualifikimi në raundin tjetër ka ndodhur vetëm një herë në historinë e vendit tonë. Vetëm një herë, miqtë e mi! Sot e kemi mundësinë të bëjmë histori. Jo vetëm për futbollin, por për atdheun tonë. Nuk dua që në fushë t’ju mungojnë as egërsia, as forca. Dua t’i “përpijmë” në fushë. Çdo duel që duhet të jetë i yni, duhet ta fitojmë. Nuk ka vend për llogari apo për hezitime, lërini anash këto. Thjesht fitoni. U kuptuam?» ishin fjalët frymëzuese të Mahrezit.
Vlen të theksohet se, me barazimin 3:3, Algjeria evitoi përballjen me Spanjën në fazën eliminatore, duke siguruar një ndeshje kundër Zvicrës.
Burimi: Indeksonline
