Klubi ukrainas ku luajnë Ermir Rashica dhe Baton Zabërgja ndryshon emër dhe logo
Skuadra e njohur ukrainase, Metalist 1925, ka pësuar një transformim të plotë. Klubi nuk do të vazhdojë me emrin e vjetër, pasi ka kryer një ndryshim të emrit dhe logos. Tashmë ekipi njihet si ‘Kharkiv FC’, sipas burimeve të Indeksonline.
Në radhët e këtij klubi, tashmë me emrin ‘Kharkiv FC’, luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, Ermir Rashica dhe Baton Zabërgja.
Ata zhvilluan sot ndeshjen e parë miqësore me identitetin e ri, duke u përballur me ekipin e Qarabagut. Ndeshja përfundoi me fitoren bindëse 6:2 në favor të Kharkivit.
Një gol në këtë përballje, nga pika e bardhë e penalltisë, shënoi edhe sulmuesi shqiptar, Ermir Rashica. (Burimi: Indeksonline)
