Egjipti është kombëtarja e 14-të e cila ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Kombëtarja egjiptiane arritit ta mposht Australinë pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Emam Ashour i dha epërsinë Egjiptit në minutën e 13-të, duke shkuar në pushim me rezultat 1-0.

Por në pjesën e dytë, një autogol nga Mohamed Hany, në minutën e 55-të e dërgoi ndeshjen në vazdhime.

Rezultati mbeti i pamdryshuar edhe në extra-time, derisa Egjipiti në ekzekutimin e penalltive fitoi me rezultat 4-2.

Austalia eliminohet nga Kupa e Botës, derisa Egjipti në 1/8 e finales do të luaj me fituesin e ndeshjes Argjentinë – Cape Verde./IndeksOnline/