Drake vendos një bast të pazakontë në prag të ndeshjes Kanada-Marok

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka tërhequr sërish vëmendjen në prag të ndeshjes së Kupës së Botës mes Kanadasë dhe Marokut.

Ai ka vendosur një bast në platformën “Stake” për fitoren e Marokut. Ky veprim i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e kanë interpretuar këtë si një përpjekje për të përdorur të ashtuquajturin “mallkimin e kundërt”.

Ky besim, i përhapur gjerësisht mes fansave, thotë se Drake vë bast kundër ekipit që dëshiron të fitojë. Kjo ndodh sepse reputacioni i tij për baste të pasuksesshme shpesh është kthyer në një meme virale në internet.

Prandaj, shumë besojnë se reperi po përpiqet të ndihmojë kombëtaren e Kanadasë, duke vënë bast për fitoren e Marokut, me shpresën se “mallkimi” do të funksionojë edhe një herë dhe Kanadaja do të sigurojë kualifikimin.

(Sipas IndeksOnline)