Tonali bëhet futbollisti italian më i shtrenjtë në histori pas transferimit te Tottenhami për 100 milionë funte

Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali nga Newcastle United, në një marrëveshje rekord. Shuma totale e këtij transferimi arrin në 100 milionë funte.

Klubi londinez njoftoi se kjo shumë përfshin 92.5 milionë funte fikse dhe 7.5 milionë të tjera në formë bonusesh, duke e bërë Tonali futbollistin italian më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Tonali, 25 vjeç, ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Tottenhamin, ku pritet të jetë një nga lojtarët kyç në mesfushë për sezonet në vijim. Ky investim i madh sinjalizon qartë ambiciet e klubit londinez, si në Premier League ashtu edhe në garat evropiane.

(Burimi: Indeksonline)