Serbia financon kompaninë e lidhur me sulmin në Banjskë për projekte në Kosovë

Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit – i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe akuzohet nga autoritetet e Kosovës për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë – vazhdon të marrë kontrata me vlerë miliona euro nga institucionet e Serbisë. Këto kontrata janë destinuar për projekte ndërtimore në shkolla, shtëpi dhe spitale në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Kjo ndodh pavarësisht se Radio Evropa e Lirë (REL) ka konstatuar se kompania nuk operon në adresën ku figuron e regjistruar në regjistrin zyrtar serb.